Home / Lajme / Maqedoni / Pritet reagimi i radhës i ndërkombëtarëve, Hahn nesër në Shkup

Pritet reagimi i radhës i ndërkombëtarëve, Hahn nesër në Shkup

16 shkurt-
Reagimi i radhës pritet të jetë më shqetësues për shkak se bisedat midis drejtuesve kryesor të qeverisë dhe shefit të shërbimit sekret Sasho Mijallkov nxjerrin në sipërfaqe ndërhyrjen e ekzekutivit dhe pazaret partiake në sistemin gjyqësor, që zbardhin vendime gjyqësore, montimin e tyre, emërime dhe shkarkime të gjykatësve dhe ndarjen e fuqisë së pushtetit të tyre për të kontrolluar sistemin gjyqësor

Cilat do të jenë mesazhet e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me materialet e tjera të përgjimeve për ndërhyrjet në gjyqësor.

Bashkësia ndërkombëtare sot pritet të deklarohet lidhur me përgjimet e publikuara të tjera nga opozita që shpalosin një ndërhyrje të pushtetit ekzekutiv në pushtetin gjyqësor në Maqedoni.

Bashkimi Evropian (BE), SHBA-të dhe përfaqësitë e tjera diplomatike së fundi kanë reaguar lidhur me aferën e përgjimeve të shpalosur nga opozita maqedonase.

Reagimi i radhës pritet të jetë më shqetësues për shkak se bisedat midis drejtuesve kryesor të qeverisë dhe shefit të shërbimit sekret Sasho Mijallkov nxjerrin në sipërfaqe ndërhyrjen e ekzekutivit dhe pazaret partiake në sistemin gjyqësor, që zbardhin vendime gjyqësore, montimin e tyre, emërime dhe shkarkime të gjykatësve dhe ndarjen e fuqisë së pushtetit të tyre për të kontrolluar sistemin gjyqësor.

Ambasadori i ri amerikan në Shkup, Jess L. Baily theksoi ditë më parë se bëhet fjalë për një situatë të ndjeshme politike.

“Bëhet fjalë për çështje të ndjeshme politike. Hetimet vazhdojnë dhe ato duhen trajtuar në mënyrë transparente dhe të hapur, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit, sundimin e së drejtës, lirinë e medieve. Besoj se është një situatë, të cilën populli në Maqedoni, liderët politikë dhe institucionet do ta zgjidhin”, deklaroi Jess L. Baily.

Një reagim shqetësues ka pasuar javën e kaluar edhe nga Komisioni Evropian.

“Komisioni Europian shpreh shqetësim në rritje për situatën në Maqedoni , mënyrën se si po menaxhohet kjo situatë dhe impaktin që ka ajo në një sërë çështjesh që lidhen me panoramën politike të vendit. Nuk na mbetet veçse të përsërisim që Komisioni Europian i kushton një vëmendje të veçantë lirisë së shprehjes. Kur bëhet fjalë për hetime, duhen respektuar parimet e transparences, paanshmërisë, trajtimit tërësor të çështjes dhe prezumimit të pafajsisë në përputhje me standartet europiane dhe ato ndërkombëtare. Kjo do të bënte të mundur që proçesi të fitonte besueshmëri dhe mbështetje të opinionit publik. Ne vazhdojmë të theksojmë, që është tashmë koha për aktorët politikë që të tregohen të përgjegjshëm, në mënyrë që fokusi të drejtohet në prioritetet strategjike të vendit”, deklaroi Marija Kocijancic, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Por një qëndrim më i qartë i Brukselit do të bëhet i ditur me rastin e vizitës se nesërme të komisionerit për politika të fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit, Johannens Hahn në Shkup

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *