Home / Lajme / Maqedoni / Prokuroria publike: Presim që Zaevi ta dërgoj padinë

Prokuroria publike: Presim që Zaevi ta dërgoj padinë

Shkup, 10 shkurt – Deri në fund të orarit të punës, dje deri tek Prokuroria publike nuk është dërguar padia penale nga LSDM për rastin e përgjimeve, tha prokurori publik Marko Zvrlevski.

Ai për Radio Evropa e Lirë deklaroi se pasi që ta pranojnë padinë penale, do të veprojnë për rastin.

Nga LSDM thuan se padia do të dërgohet këtyre ditëve. Kryetari i partisë, Zoran Zaev, dje, në pres konferencë i prezantoi njëmbëdhjetë incizime audio për të cilat tha se janë përgjime nga shërbimet vendore. Ai theksoi se do të ngrisin padi penale kundër Sasho Mijalkov, kundër Goran Gruevski dhe një të punësuari të panjohur në shërbimet e sigurimit.

Zaev shtoi se edhe ai edhe opozita tërësisht e kanë humbur besimin në organet e gjyqësisë, por nëse Prokuroria publike fillon një hetim të pavarur dhe transparent, atë do ta përshëndesin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *