Home / Lajme / Maqedoni / Protesta kundër ndotjes gjithnjë më masovike

Protesta kundër ndotjes gjithnjë më masovike

6 shkurt-Poashtu emocionues ka qenë edhe fjalimi I një pesë vjeçari nga Tetova I cili ka kërkuar ajër të pastër.Në protesë fjalime kanë mbajtur edhe akademiku Abdylmenaf Bexheti, profesori Miftar ZYberi, përfaqësuesja e nënanve Tetovare Venera Limani, mjeku Xhevait Fejzuli dhe Arif Zyberi solisti I grupit tetovarë Elita 5.

Mijëra qytetarë të Tetovës dhe rrethinës kanë dalur në protesa kundrë ndotjes kancerogjene që i ndodh këtij rajoni si pasojë e mosmbylljes së ndotësit më të madh kombinatit Jugokrom. Protestës së organizuar nga lëvizja Eco Guerilla i janë përgjigjur shumë shoqata joqeveritare, personalitete të ndryshme nga jeta politike dhe shoqërore, nxënës, fëmijë dhe qytetarë. Protesuesit kanë mbajtur pankarta të ndryshme, duke ftuar ministrin e Ekologjisë që të shtyp butonin dhe ti thotë stop Jugokromit. “Nurhan, shtype butonin-stop Jugokrom”, “stop ecologic Gjenocide”, “për sa na shite minitër”, “Nuk vret helmi, vret injoranca”. Poashtu në këtë protestë janë vërejtur edhe protestues me maska të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi, ministrit të ekologjisë Nurhan Izairi, kryeministrit Nikolla Gruevski etj. Arjanit Xhaferi nga lëvizja Eco Guerilla tha se kanë kaluar tre muaj që kur qeveria e Maqedonisë vendosi të mbyllë sytë përpara një gjenocidi tjetër ekologjik. “Tre muaj kanë kaluar që kur Gruevski dhe vasalët e tij vendosën që edhe njëherë të subvencionojnë vdekjen – duke u bërë avokatë të ndotësve. Tre muaj kanë kaluar që kur në Nëntor 2014 u grumbulluam këtu për të ngritur zërin e protestës ndaj helmimit masiv që po na bëhet. Sot, vazhdojmë të jemi poaq të helmuar saqë ishim gjatë gjithë vitit 2014.Tetova dhe rajoni i Pollogut është shndërruar në një komorë gazi. Jemi shndërruar në një AUSHVIC ku çdo ditë derdhen në ajrin tonë tonelata helmesh të ndryshme. Jemi shndërruar në një laborator gjigand ku eksperimentohet me shëndetin tonë, me shëndetin e fëmijëve tanë, me shëndetin e më të dashurve tone”, tha Arjanit Xhaferi nga kjo lëvizje.Poashtu emocionues ka qenë edhe fjalimi I një pesë vjeçari nga Tetova I cili ka kërkuar ajër të pastër.Në protesë fjalime kanë mbajtur edhe akademiku Abdylmenaf Bexheti, profesori Miftar ZYberi, përfaqësuesja e nënanve Tetovare Venera Limani, mjeku Xhevait Fejzuli dhe Arif Zyberi solisti I grupit tetovarë Elita 5.
Në fund duhet të theksojmë se në këtë protestë ka qenë e pranishmë e gjithë opozita shqiptare, ndërsa për dallim nga herat tjera kësaj radhe ka pasur një numër të madh të qytetarëve.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *