Home / Lajme / Maqedoni / Protestë e honoraristëve sot në Shkup

Protestë e honoraristëve sot në Shkup

6 shkurt- “Hajde honoraristë të shkojmë pranë kësaj ministrie dhe t’i kërkojmë përgjigjet që na kanë borxh! T’i pyesim mirë!!! Nëse kanë vendosur të na marrin një të tretën e mundit tonë, të paktën le të na shpjegojnë se si do ta b

Në Shkup sot para Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale do të mbahet një protestë e qytetarëve që paguhen përmes honorareve. Në këtë protestë janë ftuar për përkrahje edhe qytetarë të tjerë, duke nënvizuar që përgjigja ndaj pushtetit duhet të jetë më e fortë.

“Hajde honoraristë të shkojmë pranë kësaj ministrie dhe t’i kërkojmë përgjigjet që na kanë borxh! T’i pyesim mirë!!! Nëse kanë vendosur të na marrin një të tretën e mundit tonë, të paktën le të na shpjegojnë se si do ta bëjnë këtë”, theksohet në thirrjen e organizatorit të protestës. Qeveria me një ligj të ri ka vendosur që për [do honorar të tërheq 35 për qind të shumës së tij, me arsyetimin për pagesën e kontributeve shëndetësore dhe pensionale. Deri tani kjo shkallë e tatimit ka qenë 7 për qind.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *