Home / Lajme / Maqedoni / Protestë për dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë në Maqedoni

Protestë për dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë në Maqedoni

Shkup, 17 Shkurt – Protesta është thirrur nga një nismë qytetare, e cila do të jetë më 24 shkurt, nga ministri Todorov kërkohet dorëheqja për shkak të rastit me Tamarën 9-vjeçare, Protesta do të mbahet në formë të marshit protestues para Fondit për sigurim shëndetësor, ndërsa do të përfundojë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Javën e ardhshme do të organizohet një protestë përmes së cilës do të kërkohet dorëheqja e ministrit të shëndetësisë së Maqedonisë, Nikola Todorov. Protesta është thirrur nga një nismë qytetare, e cila do të jetë më 24 shkurt, në formë të marshit protestues para Fondit për sigurim shëndetësor, ndërsa do të përfundojë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga ministri Todorov kërkohet dorëheqja për shkak të rastit me Tamarën 9-vjeçare e cila kishte formë të rrallë të deformitetit të boshtit kurrizor dhe e cila ndërroi jetë para se ta pret operacionin jashtë vendit. Tamara ndërroi jetë nga infektimi në mushkëritë e bardha, theksojnë mjekët, që ndërlidhet me skoliozën.

Pas fundit tragjik të vajzës, qytetarët e revoltuar u solidarizuan dhe publikisht kërkuan nga ministri që të jep dorëheqje. Todorov e refuzoi këtë në disa deklarata për mediat dhe tha se ndjen keqardhje, porse nuk ndjen përgjegjësi. Një protestë e ngjajshme të dielën u zhvillua në Veles, në vendlindjen e vajzës së ndjerë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *