Home / Lajme / Maqedoni / Publikohen videot nga takimi Gruevski-Zaev

Publikohen videot nga takimi Gruevski-Zaev

3 shkurt-Video në vazhdim e cila vjen nga një media pro-qeveritare dhe propagandistike mund te tregon qartë se në këtë rast kush kë përndjek.

Televizioni Sitel ka zbardhur një video inçizim në të cilën shihen duke biseduar dy liderët e dy partive më të mëdha politike maqedonase, ai i VMRO-DPNE-së dhe LSDM-së opozitare, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev. Sipas TV Sitel, në këtë xhirim Zaev e shantazhon Gruevskin se posedon materiale nga shërbimet sekrete.

Pas publikimit të këtij materiali ka reaguar LSDM-ja opozitare duke e cilësuar materialin si skandaloz.

“Kjo paraqet edhe një vërtetim klasik dhe argument kyç për atë se kush kë e përgjon në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga LSDM-ja shtrojnë pyetjen se kush tjetër pos vetë Gruevskit mund të incizoj në kabinetin e tij?
Sipas LSDM-së, ky rast tregon se si funksionon Geruevski dhe vërteton gjithë atë që e thot lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

“Ja se si përcillet dhe incizohet lideri i opozitës. Ja se si përcillen dhe incizohen mijëra qytetarë në Republikën e Maqedonisë. Video materiali i publikuar vërteton se Nikolla Gruevski i incizon ata të cilët vijnë në takime politike në kabinetin e tij”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Partia në pushtet VMRO-DPMNE i bënë thirrje institucioneve përgjegjëse në Maqedoni të zbulojnë se nga janë xhirimet aktuale, a lejohet publikimi i tyre, kush ka bërë ate dhe a janë të lejuara në bazë të ligjit.

Ky reagim i VMRO-DPMNE-së, partisë së kryeministrit Gruevski vjen pas akuzave të LSDM se Gruevski ka bërë vepër penale, duke xhiruar në mënyrë të paligjshme dhe duke përgjuar në kabinetin e tij.

Reagimi i VMRO-së vjen pëas publikimit të një video xhirimi në televizionin Sitel, ku shihet një bisedë midis Gruevskit dhe liderit opozitar maqedonas Zaev.

“LSDM shihet qartë se është në panikë pasi që janë kapur. Komunikata e tyre shterpe dhe sqarimet sipërfaqësore nuk do të mund të pastrojnë turpin e Zoran Zaev. Kush xhiron dhe kush shfrytëzon materiale të tilla për të kërcënuar bartësit e funksioneve shtëetore, në bashkëpunim me shërbimet e huaja, do të duhet të përballet me procedurë gjyqësore”, thekson partia e kryeministrit Nikola Gruevski.

Kjo parti më tej ka theksuar se partitë dhe mediat lidhur me këtë rast duhet të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë profesionale në kuadër të Kushtetutës dhe standardeve demokratike.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *