Home / Lajme / Maqedoni / Qani Nesimi zyrtarisht zgjidhet mufti i Tetovës

Qani Nesimi zyrtarisht zgjidhet mufti i Tetovës

16 shkurt-Në ndërkohë myftiu i ri Qani Nesimi, theksoi se do të angazhohet që të kryejë me nderë punën e re njëkohësisht falënderoi të gjithë për besimin e dhënë, tha Nesimi.

Më mënyrë solemne në hapësirat e muftinisë së Tetovës është inauguruar myftiu i ri i muftenisë së Tetovës Qani Nesimi. Vendimi është marrë në rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë pas shkuarjes në pension të myftiut të deritanishëm Alfekri Efendi Esati. Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe reis ul ulema Sulejman efendi Rexhepi i cili falënderoi për punën e deritanishme muftiun Alifekri efendi Esati ndërsa myftiut të ri i uroi punë të mbarë, njofton Tv Koha.

Në ndërkohë myftiu i ri Qani Nesimi, theksoi se do të angazhohet që të kryejë me nderë punën e re njëkohësisht falënderoi të gjithë për besimin e dhënë, tha Nesimi.

Ish-myftiu i Tetovës Alifekri efendi Esati nënvizoi se ai edhe pse nuk do të jetë në këtë detyrë megjithatë do të ofrojë ndihmën e tij, transmeton Tv Koha.
Ndërkaq, Qani Nesimi deri më tash ka qenë profesor në USHT-, ndërsa prej sot edhe zyrtarisht do të jetë mufti i muftinisë së Tetovës, transmeton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *