Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria e Maqedonisë planifikon mbylljen e Facebook-ut, Youtube-s e Twitter-it?!

Qeveria e Maqedonisë planifikon mbylljen e Facebook-ut, Youtube-s e Twitter-it?!

27 Shkurt – Maqedonia mund të mbyllë Facebook , Youtube dhe Twiter

E gjendur përballë presionit të madh, Qeveria mund të ndërmarrë masa më të ashpra për shuar zërin opozitar, shkruan Fokus.

Sipas gazetës, ndër masat që pritet të aplikohen janë edhe bllokimi i rrjeteve të mëdha sociale, Facebook, Youtube, Twitter, në të cilat besohet se mund të publikohen skandale të mëdha të personave të pushtetshëm.

Ndërkohë, zyrtarët ndërkombëtarë u kanë bërë thirrje zyrtarëve qeveritarë që të mos ndërmarrin hapa radikalë, prej të cilëve më i diskutueshmi është arrestimi i liderit opozitar, Zoran Zaev, i cili akuzohet publikisht nga kryeministri Gruevski se është në ballë të një “puçi” për të rrëzuar pushtetin e partisë së tij. /Shenja

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *