Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria tërhiqet edhe për honorarët

Qeveria tërhiqet edhe për honorarët

9 shkurt-Personat të cilët nuk janë të punësuar ,por që realizojnë të ardhura në bazë të kontratave në vepër apo në ndonjë mënyrë tjetër janë të liruar nga pagesa e kontributeve për të ardhurat e realizuara deri në nivelin e pagës minimale të përcaktuar me ligj 9.590 denarë.

Grupi parlamentar i VMRODPMNE- së, deri te Parlamenti do të paraqes propozim për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për të ardhurat që ka të bëjë me sigurimin e detyrueshëm shëndetësorë. Bëhet fjalë tani më për Ligjin e njohur për honorarët i cili nga 1 janari hyri në fuqi për të gjithë ata që marrin të ardhura 9.590 denarë pa marrë parasysh se a është i punësuar a jo duhet të paguajnë kontributet për sigurimin pensionalo- invalidor përveç tatimit. “Pas shumë konsultimeve me institucionet kompetente shtetërore dhe pas një analize të thellë në të gjitha aspektet dhe duke marrë në konsideratë vërejtjet e shumë qytetarëve dhe organizatave dhe kompanive , grupi parlamentar përgatiti propozim me të cilin do të jepet përgjigje pozitive ndaj kërkesave, por në të njëjtën kohë duke mos humbur qëllimin kryesor të ndryshimeve të mëparshme të Ligjit”, thonë nga VMRO – DPMNE. Nga partia thonë se me ndryshimet e reja do të bëhet precizimi dhe lehtësimi i kushteve për pagesën e kontributeve për të ardhurat të realizuara në formën e honorarëve. Personat të cilët realizojnë të ardhura nga marrëdhënia e punës dhe personat të cilët realizojnë të ardhura nga pensionet, janë të liruar nga pagesa e kontributeve nëse realizojnë të ardhura shtesë në nivel mujor në bazë të kontratave në vepër më të vogla se paga neto rreth 21.300 denarë. Këta persona do të paguajnë kontribute vetëm për të ardhurat që kalojnë këtë shumë. Personat të cilët nuk janë të punësuar ,por që realizojnë të ardhura në bazë të kontratave në vepër apo në ndonjë mënyrë tjetër janë të liruar nga pagesa e kontributeve për të ardhurat e realizuara deri në nivelin e pagës minimale të përcaktuar me ligj 9.590 denarë. Këta persona do të paguajnë kontribute vetëm për shumën që kalon pragun e rrogës minimale të përcaktuar me Ligj.koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *