Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët e Tetovës sot në protestë kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët e Tetovës sot në protestë kundër ndotjes së ajrit

6 shkurt-Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Tetovës kërkojnë të drejtën për ajër të pastër, por ndryshe nga herët tjera në marshimin e sotëm në shenjë proteste pritet një numër i madh i pjesëmarrësve të cilët në orën 13:00 do të grumbullohen në sheshin “Ilirida” dhe do të marshojnë në drejtim të unazës në hyrje të Tetovës nga Shkupi ku dhe do të bllokohet rruga për disa minuta.

Me iniciativë të organizatës joqeveritare “Eco Guerilla” nëpërmjet rrjeteve sociale me sloganin “Mbrohu ose Helmohu, zgjidhje tjetër s’ka”, qytetarët e Tetovës do të protestojnë kundër ndotësit më të madh të ajrit, fabrikës “Jugohrom”.

Kryetari i organizatës “Eco Guerilla”, Arianit Xhaferi, bën thirrje për pjesëmarrje sa më masive për të shprehur revoltën dhe për të kundërshtuar vendimin e qeverisë e cila lejoi punën e fabrikës pa filtra duke ndotur Tetovën dhe rrethinën e qytetit. Ai në ftesën publike veçon edhe shkaktarët tjerë të ndotjes, si lëndët djegëse të amvisërisë dhe institucioneve për ngrohje, djegia e mbeturinave dhe lëndëve të ndryshme, si dhe komunikacioni, mirëpo shkaktari kryesor mbetet fabrika “Jugohrom” për arsye të mos-vendosjes së filtrave në oxhaqet e impiantit të udhëhequr nga korporata ruse, prandaj ata sot do të kërkojnë përgjegjësve të kthejnë ajrin e pastër që dikur Tetova krenohej.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Tetovës kërkojnë të drejtën për ajër të pastër, por ndryshe nga herët tjera në marshimin e sotëm në shenjë proteste pritet një numër i madh i pjesëmarrësve të cilët në orën 13:00 do të grumbullohen në sheshin “Ilirida” dhe do të marshojnë në drejtim të unazës në hyrje të Tetovës nga Shkupi ku dhe do të bllokohet rruga për disa minuta.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *