Home / Lajme / Maqedoni / Qyteti i Shkupit dërgoi ndihmë për rajonet e përmbytura në Maqedoninë lindore

Qyteti i Shkupit dërgoi ndihmë për rajonet e përmbytura në Maqedoninë lindore

2 shkurt-Me ndihmën teknike në terren në pjesët e vërshuara është dërguar edhe një ekip prej pesë zjarrfikësve nga Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit, si dhe numër më i madh i personave nga Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit, si dhe nga ndërmarrjet publike.

Qyteti i Shkupit mbrëmë ka dërguar një ekip të përbërë nga persona, ndihmë teknike dhe mekanizim për përballje me përmbytjet në Maqedoninë Lindore.

Janë dërguar tre cisterna për tërheqje të ujit nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” dhe NP “Higjiena komunale”, një automjet zjarrfikës i pajisur me pompë të fuqishme për thithje të ujit, dy pompa motorike me kapacitet të madh për thithje të ujit, varkë me motor, si dhe 10.000 thasë me rërë.

Me ndihmën teknike në terren në pjesët e vërshuara është dërguar edhe një ekip prej pesë zjarrfikësve nga Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit, si dhe numër më i madh i personave nga Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit, si dhe nga ndërmarrjet publike.

Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit informoi se do ta përcjellë gjendjen në terren dhe nëse ka nevojë do të dërgojë ndihmë shtesë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *