Home / Lajme / Maqedoni / Rasti ‘Puç’:30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit

Rasti ‘Puç’:30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit

1 shkurt-Deri më tash partitë politike shqiptare si në pushtet dhe në opozitë ende qëndrojnë indiferent ndaj këtyre zhvillimeve në bllokun maqedonas.

Pas akuzave të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës gjatë ditës së djeshme, sot heshtje në të dy taboret. Asnjë reagim plotësues nga partia opozitare pas fjalimit të mbrëmshëm të liderit të saj Zoran Zaev. Bombat e paralajmëruara nga Zaev me shumë mundësi do të fillojnë të publikohen gjatë javës që vjen. Ndërkohë nuk ka të reja as nga partia në pushtet VMRO DPMNE, por as nga institucionet shtetërore, pas marrjes së pasaportës të kreut të opozitës Zaev.Ndërkaq, pas marrjes në pyetje në prokurorinë në Shkup, masa e paraburgimit i është shqiptuar Sonja Verushevska, bashkëshortes së Zoran verushevskit ish drejtor i shërbimit të zbulimit dhe kundërzbulimit, dhe personit të tretë të dyshuar nga Strumica Branko Palifrov.Vetëm kreut të LSDM-së Zoran Zaev nuk i është shqiptuar masa e paraburgimit por ai duhte që cdo javë të paraqitet në gjykatën e Strumicës. Që të katër personat akuzohen për spiunim dhe bashkëpunim me shërbimet e huaja, kurse mbrëmë Zaev tha se materialet i ka marrë nga shërbimet e maqedonisë. Zaev poashtu akuzohet edhe për shantazh ndaj kreut të shtetit. Ndryshe, mbrëmë përkrahës të VMRO-DPMNE-së në Shkup para selisë së LSDM-së në rrugën Bihaçka kanë protestuar duke e quajtur tradhtarë liderin e kësaj partie Zoran Zaev.Poashtu edhe në Tetovë edhe në qytete të tjera kanë dalur përkrahës të VMRO-DPMNE-së kanë dalur nëpër duke protestuar kundër Zaevit duke i dhënë përkrahje Nikolla Gruevskit dhe VMRoD_PMNE-së. Ndërkaq, mbrëmë në një paraqitje publike para medieve Zaev është kërcënuar se bombat do ti shpërthejë shumë shpejt. Sipas asaj që flitet në mediat maqedonase, janë rreth 1000 falje ku ka përgjime të ministrave, njerëzve të afërt me pushtetin dhe shumë afera koruptive. Deri më tash partitë politike shqiptare si në pushtet dhe në opozitë ende qëndrojnë indiferent ndaj këtyre zhvillimeve në bllokun maqedonas.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *