Home / Lajme / Maqedoni / RDK dyshon se qeveria përgatit skenar për destabilizime etnike

RDK dyshon se qeveria përgatit skenar për destabilizime etnike

Gostivar, 12 Shkurt – Rilindja Demokratike Kombëtare ka bërë sot një deklaratë, në të cilën thotë se qeveria ka një skenar për destabilizimin etnik të vendit.

RDK evidenton se pushteti hesht në lidhje me skandalin e përgjimeve dhe me anë të medieve të saj kërkon të inskenojë një tjetër problem, atë të shpërnglujes së kosovarëve në Maqedoni.

“Qëllimi i këtyre spinimeve është një destabilizim ndëretnik se kinse një numër masiv i njerëzve nga Republika e Kosovës janë duke ardhur në vend dhe se kinse janë duke blerë pasuri të madhe të patundshme, dhe kjo do të prishte ekuilibrin e popullsisë në vend”, thuhet në deklaratë.

RDK kërkon nga Ambasada e Republikës së Kosovës që të reagojë ndaj sic thuhet këtyre përpjekjeve për destabilizimin etnik të vendit.

Deklarata e plotë:

Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se ky pushtet nëpërmes spinimeve të ndryshme ka iskenuar lojra të ndryshme me qëllim që të tërheqë vëmendjen nga realiteti i dhimbshëm i vendit tonë. Ky pushtet gjatë kësaj periudhe prej një dekade ka inskenuar aq shumë lojëra saqë edhe vendet më të fuqishme perëndimore do t’ua kishin zilinë.

Megaskandali i fundit i përgjimeve nga ana e pushtetit të mbi 20.000 qytetarëve të këtij vendi është një tentim i radhës i këtij pushteti që të injorohet një megaskandal i këtyre përmasave. Jo vetëm që ky pushtet hesht dhe nuk reagon në asnjë mënyrë për këtë skandal të këtyre përmasave, por tani mediumet dhe portalet proqeveritare kanë filluar të inskenojnë një problem tjetër me ikjet e kosovarëve se kinse një numër i konsiderueshëm i tyre me të madhe janë duke migruar në Maqedoni dhe se kanë filluar me të madhe të blejnë shtëpi dhe banesa. Qëllimi i këtyre spinimeve është një destabilizim ndëretnik se kinse një numër masiv i njerëzve nga Republika e Kosovës janë duke ardhur në vend dhe se kinse janë duke bler pasuri të madhe të patundshme, dhe kjo do të prishte ekuilibrin e popullsisë në vend.

Kërkojmë edhe nga ambasada e Kosovës që të reagojnë ndaj këtyre tentimeve për një destabilizim ndëretnik sepse një gjë e tillë nuk ekziston dhe nuk duhet të ekzistoj. Loja se një numër masiv i qytetarëve të Kosovës janë duke blerë patundshmëri në Maqedoni janë qesharake sepse njerëzit që kanë pasuri të blejnë pasuri për të jetuar sigurisht nuk do të vinin në Maqedoni të jetonin, por do të shkonin në ndonjë vend ku ka standard për jetesë. Çfarë standarde për jetesë ka Maqedonia që të vijn aq numër masiv të njerëzve nga Kosova dhe të blejnë patundshmëri në një vend ku mungojnë sendet elementare të një shteti demokratik?

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *