Home / Lajme / Maqedoni / RDK reagon për përgjimet: Pushteti diktatorial duhet të ikë

RDK reagon për përgjimet: Pushteti diktatorial duhet të ikë

Gostivar, 10 Shkurt – Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se ky pushtet është një nga pushtetet më kriminale që njeh historiku i këtij shteti.

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka reaguar në lidhje me zhvillimet e sotme, ku LSDM bëri publike një pjesë të përgjimeve, të cilat pretendohet se janë bërë nga shërbimet e vendit.

“Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se ky pushtet është një nga pushtetet më kriminale që njeh historiku i këtij shteti. Ky konstatim shumë më i hershëm i RDK-së sot u konfirmua edhe një herë në pres-konferencën e jashtëzakonshme të liderit të opozitës maqedonase. Fakti se ky pushtet ka përgjuar në mënyrë tërrësisht antiligjore dhe kriminale më shumë se 20.000 qytetar të këtij vendi është argument më i fuqishëm i kësaj çmendurie të paparë në historinë botërore. Duke patur parasysh se jo të gjith qytetarët e këtij vendi kanë telefona, dhe se një numër i madh janë nën moshën madhore, si dhe mbi 500.000 veta që gjenden jasht vendit, atëherë në sipërfaqe del një përqindje frapante prej mbi 10% e tërë popullatës së shtetit që janë përgjuar, që nënkupton një çmenduri të llojit të vet që vetëm ky pushtet mund ta bëjë.

Përderisa u hap kutija e pandorës, RDK insiston se tanimë kthim prapa nuk ka. Ka ardhur koha të pastrohet i gjithë historiku i të gjitha figurave publike për këto 24 vitet të pluralizmit në vend. Vetëm me publikimin e së vërtetës së plotë do të mund njëherë e përgjithmonë të pastrohet e kaluara e secilit pushtetar me përgjegjësi konkrete dhe të rihapet procesi i rimëkëmbjes së demokracisë, lirive dhe të drejtave civile dhe të rikthehet besimi në institcionet e vendit. Kjo situatë apokaliptike edhe njëherë konfirmon qëndrimin konsistent të RDK-së që në ditët e para të plasimit në opinion të këtyre “bombave”, se duhet patjetër të formohet një gjykatë speciale si në rastin e Republikës së Kosovës nën mbikqyrje permanente të përfaqësuesve kompetent juridik të UE dhe SHBA-ve, gjykatë kjo që do të ndëshkon penalisht urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e kësaj masakre informative që paraqet goditje të rëndë ndaj demokracisë dhe lirive dhe të drejtave të njeriut.

RDK pret nga përfaqësuesit e opozitës maqedonase qe tashmë kur hapën kutinë e pandorës për shkelësit e ligjit dhe kushtetutës , të vazhdojnë të bëjnë publike skanadalet e mëdha të korrupsionit institucional të lidhur me tenderat qindra miliona euro, të bëjnë publike informacionin për krimin në Brodec, Smilkovc, për likuidimin e Harun Aliut dhe shumë krime të tjera duke finalizuar me vjedhjen e madhe elektorale që koalcioni Vmro-Bdi e ka ekzekutuar në më shumë cikle zgjedhore.

RDK nuk është e befasuar me faktin se lideri i pare i saj Rufi Osmani është përgjuar nga pushteti aktual sepse Rufi Osmani është përgjuar nga viti 1981 deri më sot dhe përgjimi ndaj tij dhe familjes së tij nuk ka përfunduar as në kohën kur ishte në burgun e Idrizoves në vitet 1997-1999. Publikuesi i informacionit në këtë rast ka obligim moral të informon publikun e gjërë se me urdhërin e kujt është përgjuar Rufi Osmani duke pasur parasysh faktin se dalja e RDK-së në skenën politike ishte kërcënim real politik për Bdi dhe Pdsh-në.

RDK pret që publikuesit e këtyre infromatave të kenë qasje objektive dhe të mos amnistojnë në asnjë mënyrë fajtorët për këto krime që janë pjesë e Bdi-së dhe Pdsh-së dy satellite të dëshmuar të Vmro-dpmne nga 2002 deri me sot sepse dekriminalizimi i skenës politike duhet të jetë i plotë dhe papërjashtime.” shkruan RDK.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *