Home / Lajme / Maqedoni / Reagon Ambasada Amerikane: Autoritetet të sigurojnë proces transparent dhe sundim të ligjit

Reagon Ambasada Amerikane: Autoritetet të sigurojnë proces transparent dhe sundim të ligjit

1 shkurt-Me një reagim për zhvillimet e fundit doli edhe ambasada ruse në vend. Kërkojnë hetim thelbësor të rastit dhe përkujton për rrezikun e ashpërsimit të tensioneve ndëretnike në vend.

Ndërkombëtarët kërkojnë nga Institucionet shtetërore që të jenë të kujdesshme në rrjedhën e mëtejme të procesit ndaj liderit të opozitës Zoran Zaev. Ambasada amerikane në Shkup kërkon proces transparent dhe të pavarur gjyqësor.

‘Ambasada e SHBA-ve po ndjek me shqetësim rastin penal kundër kreut të opozitës Zoran Zaev dhe arrestimin e tre personave të tjerë nën akuzën se kanë bërë përpjekje të kërcënojnë rendin kushtetues. Ftojmë autoritetet që në rrjedhën e mëtejme të rastit të përmbushin standardet më të larta të sundimit të ligjit, transparencës, drejtësisë, të mbrojtjes së fjalës së lirë, si dhe të pavarësisë së gjyqësorit me qëllim sigurimin e integritetit të proceseve demokratike në Maqedoni’, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-ve.

Me një reagim për zhvillimet e fundit doli edhe ambasada ruse në vend. Kërkojnë hetim thelbësor të rastit dhe përkujton për rrezikun e ashpërsimit të tensioneve ndëretnike në vend.

‘Presim që kjo ngjarje të jetë lëndë e hetimit thelbësor në interes të stabilitetit dhe sigurisë në Maqedoni. Thërrasim gjitha partitë politike në vend që të veprojnë në kuadër të Institucioneve demokratike dhe kushtetuese, ndërsa problemet aktuale ti zgjedhin nëpërmjet dialogut. Çfarëdo lëkundje të gjendjeve në Maqedoninë mike, sjell rrezik që të ashpërsohen tensionet ndëretnike në vend’, thonë nga Ambasada Ruse.

Edhe nga Bashkimi Europian kërkojnë nga institucionet dhe autoritetet vendore të jenë të kujdesshme dhe të dëshmojnë profesionalizëm dhe transparencë, për shkak të ndjeshmërisë së këtij rasti.

‘Akuzat kanë të bëjnë me gjoja spiunim dhe kërcënime të dhunshme të drejtuara ndaj përfaqësuesve të Qeverisë me qëllim cenimin e rendit kushtetues. Këto janë akuza shumë serioze dhe ne rikujtojmë në të drejtën e patjetërsueshme për hetime të pavarura dhe transparente në rast të çfarë do lloj veprimtarie të gabuar, respektim të plotë të të drejtave të të akuzuarve në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe parimin e prezumit të pafajësisë’, thuhet në reagimin me shkrim të shërbimit diplomatik të BE-së

BE ka përsëritur shqetësimin lidhur me përkeqësimin e dialogut politik në vend. Në reagim më tej thuhet se partitë politike duhet të jenë të përmbajtura nga veprimet që edhe më shumë do ta rëndojnë situatën.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *