Home / Lajme / Maqedoni / Rënie të natalitetit edhe tek shqiptarët në Maqedoni

Rënie të natalitetit edhe tek shqiptarët në Maqedoni

25 shkurt-Demografi Agron Salihi thotë se lindjet janë një prej pikave më të forta në ruajtjen e natalitetit tek pjesa shqiptare, por ato që do të ndikojnë më negativisht në të ardhmen do të jenë martesat dhe emigrimet. Më të rrezikuara janë Struga, Dibra, por edhe Kërçova, vëren demografi.

Trendi negativ i rritjes së natalitetit pas disa vitesh do të jetë shqetësues edhe për shqiptarët në Maqedoni.

Edhe pse shtimi i popullsisë me ritme negative dhe faza kritike në të cilën është futur popullsia maqedonase dhe komunat e populluara prej tyre gjatë viteve të fundit, për momentin po balancohet me moshën e re të komunave me popullsi shqiptare, numri i lindjeve nuk është si ai i disa viteve më parë.

Ai ruan një konstante katër vitet e fundit ku në zona të caktuara ka edhe rënie. Shqiptarët nuk lindin si më parë, pohojnë në klinikat gjinekologjike, ndërsa demografët s’e përjashtojnë mundësinë që pas disa vitesh shtimi natyror i popullsisë të jetë një temë delikate edhe për pjesën shqiptare.

Jo si pasojë e numrit të lindjeve, por si shkak i fluksit të madhe të emigrimit dhe kurorëzimit jashtë vendit.

Demografi Agron Salihi thotë se lindjet janë një prej pikave më të forta në ruajtjen e natalitetit tek pjesa shqiptare, por ato që do të ndikojnë më negativisht në të ardhmen do të jenë martesat dhe emigrimet. Më të rrezikuara janë Struga, Dibra, por edhe Kërçova, vëren demografi.

“Nataliteti pas disa vitesh do të fillojë të jetë problem edhe për ne. Lindjet ndoshta do të vazhdojnë në zonat rurale kryesisht, me masat e ndihmës që jep Qeveria për fëmijën e tretë, e kështu me radhë… Por në zonat urbane nuk ndodh kështu. Tendencat janë në ulje. Por më shumë sesa lindjet, nataliteti rrezikohet nga shpërnguljet që po ndodhin, emigrimet jashtë vendit, martesat që bëhen me letra. Këto shifra vijnë duke u rritur dhe janë pasoja të kushteve të këqija të jetesës, pasigurisë financiare. Më të prekura për momentin janë Struga, Dibra, Kërçova, por edhe Tetova”, thotë demografi Salihi, njofton “Koha”.

Pavarësisht shifrave, nataliteti në vendbanimet shqiptare po ndikon pozitivisht në atë të krejt vendit. Po t’i referohemi statistikave më të fundit të EUROSTAT-it për Maqedoninë, në zonën e Shkupit lindin 5.3 më shumë persona në krahasim me ata që vdesin, ndërsa në rajonin e Pollogut kjo shifër është 3.5. Në bilanc negativ, nën zero janë rajonet e tjera, si për shembull Lindorja dhe Pellagonia, ku ndodh fenomeni i kundërt, përkatësisht më shumë vdesin sesa lindin. Në rajonin Lindor vdesin 3.4 persona më shumë në krahasim me ato që lindin, në rajonin e Pellagonisë raporti është 2.8 më shumë të vdekur.

Edhe sipas të dhënave më të fundit që ofron Enti Shtëtëror i Statistikave, rajoni Shkupit numëron edhe përqindjen më të lartë të lindjeve, 40 për qind, ndërsa më pak rajoni Lindor, ku numri i lindjeve është vetëm 7 për qind nga numri i përgjithshëm. Në dy maternitetet në komunat shqiptare, në Çair dhe Tetovë, po ashtu konstatohet se ka një numër konstant lindjesh gjatë tre viteve të fundit, pa dallime të mëdha.

Në përgjithësi, zonat rurale janë ato ku gjenden edhe familjet me më shumë anëtarë, përkatësisht më shumë se 60 për qind e lindjeve ndodhin në këto zona. Shembulli tek pjesa shqiptare ilustrohet me Komunën e Studeniçanit që numëron edhe popullsinë me moshën më të re. Po ashtu, edhe komuna të tjera renditen në toplistën e komunave me shtim pozitiv, madje edhe të lartë, si Çairi, Gazi Baba, Tetova, Haraçina, Bogovina, Vrapçishti, Gostivari e të tjera. Komunat me shifra negative janë Karposhi, Kisella Voda, Qendra, Berova, Manastiri, Bogdanci, Velesi, Vinica, Gjevgjelia, Dellçeva, Demir Hisari, Kratova, Kriva Pallanka, Krusheva, Probishtipi, Prilepi, Resnja dhe Sveti Nikola. (Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *