Home / Lajme / Maqedoni / Rexhepi: Nuk do t’ia falim askujt nëse jemi përgjuar

Rexhepi: Nuk do t’ia falim askujt nëse jemi përgjuar

19 shkurt-Tash kush e ka bërë do të shihet. Kur them finalizimi procesit, duhet të shkojë puna deri në fund dhe nëse me të vërtetë dalim se kemi qenë të përgjuar ne atë nuk jemi të gatshëm me ja falë askujt, pa marrë parasysh kush më ka përgjuar, Zaevi, Nikolla Gruevski apo Sulejman Rexhepi”, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Raxhepi ka dënuar përgjimin e 20 mijë qytetarëve të vendit dhe drejtuesve fetarë përfshirë edhe vetë atë në aferën e fundit të cilën e denoncoi opozita në vend. Nëse dëshmohet si e vërtetë, Rexhepi thotë se këtë ofendim nuk do t’ia falë kujtdo që e ka bërë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Gruevski.

“Ne, si parim, pozicioni jonë është se ne me atë akt jemi të qëlluar dhe jemi shumë thellë të ofenduar. Sepse vetëm përgjimi të bën të dyshimtë. Praktikisht del se BFI qenka subjekt i dyshimtë dhe si i tillë duhet të përgjohet. Nëse me të vërtetë jemi përgjuar nuk ja falim askujt. Tash kush e ka bërë do të shihet. Kur them finalizimi procesit, duhet të shkojë puna deri në fund dhe nëse me të vërtetë dalim se kemi qenë të përgjuar ne atë nuk jemi të gatshëm me ja falë askujt, pa marrë parasysh kush më ka përgjuar, Zaevi, Nikolla Gruevski apo Sulejman Rexhepi”, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Ai thotë se mbetet në qëndrimet e tij të shprehura në kolumnën e fundit ku përgjimin e ka cilësuar si akt psikopat që shkaktoi reagim në mediat maqedonase të afërta me Qeverinë të cilat akuzuan kreun e BFI-së se mban anën e Zoran Zaevit.

“Dhe merre me mend,ku shkon shpifja e tij dhe futet në fushën e montimeve saqë merr me të drejtë ta figuron xhaminë e Jahja Pashës dhe para xhamisë të më prezanton mua dhe zotëri Zaevin. Me Zaevin dhe Nikolla Gruevskin janë të lirë masmediumet dhe i gjithë popullit çfarë të dojë le të bëje, por unë kisha apeluar më larg përzierjes në punët e brendshme të BFI-së dhe në veprimin e BFI-së. Ne jemi autonom dhe si BFI shfrytëzojmë të drejtat tona këtu në RM”, tha Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Ndryshe, gjatë publikimit të aferës së përgjimeve në vend, kreu i LSDM-së opozitare tha se në mesin e të përgjuarve janë edhe drejtuesit e bashkësive fetare në vend, përfshirë edhe drejtuesit më të lartë të BFI-së.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *