Home / Lajme / Maqedoni / Rrëmbehet 30 vjeçari në rrugën Strugë – Ohër

Rrëmbehet 30 vjeçari në rrugën Strugë – Ohër

Ohër, 07 Shkurt – Një 30 vjeçar nga Shkupi është rrëmbyer sot në rrugën Ohër – Strugë.

Policia konfirmoi rastin duke bërë të ditur se viktima po udhëtonte me një shoqëruese të tij, kur në një moment është rrëmbyer nga disa persona të panjohur.

Zëdhënësi i SPB-së në Ohër, Stefan Dimovski theksoi se rasti është informuar në polici nga shoqëruesja e viktimës, e cila ka thënë se persona të panjohur i kanë ndaluar dhe rrahur dhe më pas me të rrëmbyerin janë larguar në drejtim të panjohur drejt Strugës.

Pjestarët e policisë nga Stacioni i policisë në Strugë janë vënë në kërkim për gjetjen e personit të kidnapuar dhe kapjen kidnapuesve, për të zbardhur rastin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *