Home / Lajme / Botë / Rusi, qëllohet për vdekje lideri i opozitës, Boris Nemtsov

Rusi, qëllohet për vdekje lideri i opozitës, Boris Nemtsov

Politikani rus, Boris Nemtsov, një prej figurave kryesore të opozitës, është qëlluar për vdekje

Politikani rus, Boris Nemtsov, një prej figurave kryesore të opozitës, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Moskë, raportojnë mediat ruse.

Agjencia e lajmeve ruse, “Interfax” shkruan se Nemtsov është qëlluar me katër plumba në qendër të Moskës, pranë Kremlinit.

Bëhet e ditur se politikani ishte duke lëvizur në këmbë, bashkë me një femër, në momentin kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Nemtsov, 55 vjeç, shërbeu si zëvendëskryeministër në kohën e presidentit të ndjerë, Boris Jelcin, në vitet 1990. Ai u shqua si një reformator ekonomik, ndërsa shërbeu për një periudhë edhe si guvernatori i qytetit Nizhny Novgorod.

Pas ardhjes në pushtet të Vladimir Putin, ai u bë njëri prej politikanëve kryesorë të opozitës në Rusi.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *