Home / Lajme / Maqedoni / SASHK: Ndërpritet greva, u arrit kompromis

SASHK: Ndërpritet greva, u arrit kompromis

4 shkurt-Në një komunikatë të SASHK theksohet se vendimi është sjellë pas mbledhjes së Këshillit të SASHK ku ishin të pranishëm ministri i Arsimit dhe ministri i Punës dhe Politikave sociale, ku edhe është arritur marrëveshja.

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) konfirmoi vendimin për ndërprerjen e grevës dhe fillimin e procesit mësimor prej nesër ditë e mërkurë.

Ja se çfarë thuhet në komunikatën e SASHK:

“Këshilli i SASHK në mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur në orët e pasdites ku ishin edhe ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi dhe ministri i Punës dhe Politikave Sociale, Dime Spasov ka diskutuar për Propozim – Marrëveshjen e arritur gjatë bisedimeve të ditëve të fundit midis udhëheqësisë më të lartë të SASHK dhe ministrive përgjegjëse. Pas debateve të gjata, Këshilli vlerësoi se marrëveshja e arritur, midis SASHK dhe ministrive resore për kërkesat, që ishin si shkas për grevën e përgjithshme, paraqesin një kompromis të pranueshëm. Në bazë të kësaj, Këshilli i SASHK vendosi që greva të ndërpritet në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në çerdhe. Kjo do të thotë se nga e mërkura 4 shkurt në mënyrë të rregullt do të zhvillohet procesi edukativo – mësimor”, theksohet në vendimin e SASHK.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *