Home / Sport / Seferi: Fati nuk ishte në anën time

Seferi: Fati nuk ishte në anën time

1 shkurt-Boksieri shqiptar Nuri Seferi ka falënderuar mbështetësit e tij për përkrahjen në meçin ndaj Krzystof Glowackit, të cilin e humbi pas vendimit të gjyqtarëve.

Boksieri shqiptar Nuri Seferi nuk arriti të sfidojë polakun Kzysztof Glowacki.

Boksieri shqiptar Nuri Seferi ka falënderuar mbështetësit e tij për përkrahjen në meçin ndaj Krzystof Glowackit, të cilin e humbi pas vendimit të gjyqtarëve.

Ai nëpërmjet Facebookut ka uruar kundërshtarin dhe ka falënderuar fansat duke paralajmëruar se do të kthehet më fuqishëm në ndeshjen e ardhshme.

“Të dashur miq. Fati sonte nuk ishte në anën time. I uroj fitoren kundërshtarit tim. Dua nga zemra t’iu falënderoj të gjithë juve që më mbështetni gjithmonë në humbje apo fitore. Edhe humbja është pjesë e sportit. Shpresoj që do të rikthehem më i fuqishëm në ndeshjen e radhës”, ka shkruar në Facebook “Tysoni shqiptar.
Seferi nuk arriti titullin kampion bote, u mposht nga Glowacki

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi është mposhtur nga polaku Krzystof Glowackin në rrugën për kampionin e botës në kategorinë Kruzer të versionit WBO.

Pas 12 raundeve gjyqtarët vendosën unanimisht për fitoren e Glowackit.

“Tysoni shqiptar” gjatë 12 raundeve u përkrah vazhdimisht nga tifozët shqiptarë që kishin udhëtuar në Torun të Polonisë.

Meçi Seferi – Glowackit ishte pjesë e një Turneu Eliminator të Federatës WBO.

Fituesi i këtij dueli pritet ta sfidojë kampionin e botës Marco Huck.

Seferi deri para këtij meçi kishte 36 fitore e 6 humbje, ndërsa polaku kishte 23 fitore dhe asnjë humbje.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *