Home / Lajme / Maqedoni / Shembet murri – rrezik edhe shtëpitë (VIDEO)

Shembet murri – rrezik edhe shtëpitë (VIDEO)

Tetovë, 08 shkurt – Familja Sulejmani kërkon që kompetentët të marrin masa dhe të rergullojnë kanalizimin atmosferik me qëllim që në të ardhmen mos shkaktohen dëme pasi që në të kundërtën është në rrezik edhe shtëpia që të rrënohet, njofton Televizioni Koha.

Rreshjet e fundit të shiut kanë bërë që edhe banorët e Tetovës të kenë probleme. Probleme më shumë kanë banorët që jetojnë në Lagjen Drenovec në pjesën më të lartë të saj. Në këtë pjesë kohëve të fundit janë ndërtuar dhjetëra shtëpi edhe atë rrëzë Malit Sharr, njofton Televizioni Koha.

Kështu gjatë natës së kaluar është shembur murri i shtëpisë së familjes Sulejmani nga lagja Drenovec. Murri me gjatësi rreth 18 metra, lartësi gjashtë metra fatmirësisht është shembur në orët e hershme të mëngjesit kurse pranë tij gjithnjë kalojnë fëmijë dhe të rritur por nuk ka pasur pasoja. Kryefamiljari Sherif Sulejmani, tregon se deri tek shembja e murrit ka ardhur si pasojë e të reshurave të shiut, raporton Televizioni Koha.

Familja Sulejmani kërkon që kompetentët të marrin masa dhe të rergullojnë kanalizimin atmosferik me qëllim që në të ardhmen mos shkaktohen dëme pasi që në të kundërtën është në rrezik edhe shtëpia që të rrënohet, njofton Televizioni Koha.

Kryefamiljari Sulejmani nënvizon se dëmi i shkaktuar kësaj radhe është rreth 10 mijë euro, pasi që murrin të cilin e kanë ndërtuar ka kushtuar shumë për shkak të trashësisë që të mos shembet dheut. Ai ka apeluar që në këtë drejtim institucionet kompetente të marrin masa që të rregullojnë këtë problem, ngase rrezikohen edhe shtëpitë përreth dhe shtëpia e tij e sapondërtuar. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *