Home / Lajme / Maqedoni / Shembje në rrugën Mavrovë – Dibër, komunikacioni nëpër një korsi

Shembje në rrugën Mavrovë – Dibër, komunikacioni nëpër një korsi

26 shkurt-
Sipas informatave të marra në LAMM nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Është ulur dukshmëria deri 100 metra për shkak të mjegullës në Ohër.

Në drejtimin rrugor Mavrovë – Dibër për shkak të shembjes afër fshatit Sence komunikacioni po zhvillohet nëpër një korsi vetëm për automjete motorizuese. Nëpër një korsi po zhvillohet edhe komunikacioni në aksin rrugor Drenovë-Prilep 1,5 kilometër pas pompës së benzinës për shkak të lymit të baltës në gjatësi prej pesë metrave. Është vendosur sinjalizimi adekuat.

Sipas informatave të marra në LAMM nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Është ulur dukshmëria deri 100 metra për shkak të mjegullës në Ohër.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë,Koçan-Delçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *