Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, grabitje e rëndë, grabitësin arrijnë të vjedhin mbi 60 mijë euro

Shkup, grabitje e rëndë, grabitësin arrijnë të vjedhin mbi 60 mijë euro

Shkup, 16 Shkurt – Grabitësi ka arritur që nga banesa të vjedh stoli të ndryshme prej ari në vlerë prej 750 euro, ndërsa dëmi i tërë konsiderohet të jetë rreth 3.700.000 denarë.

Mbi 60 mijë euro para dhe gjësende me vlerë janë grabitur të shtunën në një shtëpi në Fushë të Topanës në Shkup. Kjo bëhet e ditur nga buletini i kronikës së zezë të MPB-së.

Sipas raportit, grabitësi i panjohur duke përdorur mjete speciale ka hyrë në një banesë, pronë e J.S. (46) në rrugën “Metodija Mitevski” në Fushë Topanë të Shkupit.

Grabitësi ka arritur që nga banesa të vjedh stoli të ndryshme prej ari në vlerë prej 750 euro, ndërsa dëmi i tërë konsiderohet të jetë rreth 3.700.000 denarë. Nga policia thonë se janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *