Home / Lajme / Maqedoni / Shoqata e gjykatësve akoma pa qëndrim rreth ‘bombave’ të opozitës

Shoqata e gjykatësve akoma pa qëndrim rreth ‘bombave’ të opozitës

18 shkurt-Në këtë drejtim Këshilli drejtues arriti në përfundimin që ti dëgjojë mendimet dhe ti përmbledh qëndrimet e degëve të të gjitha gjykatave pas së cilës do të pasojë një qëndrimin konzinstent”, tha Nikollço Nikollovski, Kryetar i Shoqatës së Gjykatësve.

Shoqata e Gjykatësve në Maqedoni akoma pa qëndrim për ‘bombat’ e fundit të opozitës. Këshilli drejtues i këtij trupi i cili u mblodh për të diskutuar seriozitetin e materialeve të paraqitura nga LSDM-ja, vendosi që me qëndrim të dalin vetëm atëherë kur të jenë dëgjuar të gjitha gjykatat në vend. Në një njoftim për shtyp, megjithatë, thuhet se është e papërshtatshme gjykatësit publikisht të mbrohen nga presionet.

“Në kontekst të zhvillimeve të fundit dhe audio regjistrimeve të lëshuara nga njëra prej partive politike, të cilat në publik theksohen si ndërhyrje direkte e gjyqësorit dhe sulm mbi pavarësinë e gjykatësve, Shoqata e Gjykatësve të Maqedonisë thekson shqetësimet dhe beson se është e papërshtatshme që gjykatësit të vihen në një pozicion të mbrohen publikisht nga presionet. Në këtë drejtim Këshilli drejtues arriti në përfundimin që ti dëgjojë mendimet dhe ti përmbledh qëndrimet e degëve të të gjitha gjykatave pas së cilës do të pasojë një qëndrimin konzinstent”, tha Nikollço Nikollovski, Kryetar i Shoqatës së Gjykatësve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *