Home / Lajme / Rajon / Shqipëri – Serbi, ja flamuri gjigant që do të shpaloset

Shqipëri – Serbi, ja flamuri gjigant që do të shpaloset

24 Shkurt – Tifozët shqiptarë kanë menduar një ide interesante për ta pritur Përfaqësuesen e Serbisë.

Tifozët shqiptarë kanë menduar një ide interesante për ta pritur Përfaqësuesen e Serbisë.

Duhen edhe disa muaj deri në ndeshjen e kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë, por tifozët kuqezinj duket se kanë filluar që tani që të mendojnë për dekorin e sfidës, kjo edhe si kundërpërgjigje ndaj asaj që pala serbe bëri në ndeshjen famëkeqe të 14 tetorit në Beograd.

Sipas një burimi të Portalit Albeu pranë tifozerisë shqiptare, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, gjithmonë nëse ky i fundit do të riknostruktohet në kohë, do të shpaloset një flamur gjigant i kuq mbi të cilën do të jetë shkruar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Pas ngjarjeve në Beograd vështirë se policia do të lejojë një flamur të tillë në stadium, duke iu trembur edhe sanksioneve nga UEFA, por gjithsesi duhet pritur për të parë dhe mësuar.

Ndeshja Shqipëri-Serbi, e vlefshme për Eliminatoret e “France 2016″, është programuar të luhet në datë 8 Tetor 2015.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *