Home / Sport / Simeone: Dua fitore ndaj Realit

Simeone: Dua fitore ndaj Realit

7 Shkurt – Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka vendosur që edhe në derbin e madh kundër Real Madridit, skuadra e tij të luaj me stilin e njëjtë.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka vendosur që edhe në derbin e madh kundër Real Madridit, skuadra e tij të luaj me stilin e njëjtë.

Dy rivalët e kryeqytetit spanjoll do të përballen sot pasdite në “Vicente Calderon”, në derbin e madh të kësaj fundjave në La Ligën spanjolle.

Tekniku argjentinas thotë se nuk është duke menduar për mungesat që ka skuadra kundërshtare, sepse sipas tij, të përzgjedhurit e tij do të kenë një skuadër shumë të fortë.

“Nëse e ndryshojmë këtë gjë nuk do të dimë të luajmë në një tjetër mënyrë. Karakteristikat tona janë këto, jemi një ekip që luajmë një futboll me intensiv dhe nuk do ta ndryshojmë diçka të tillë për asnjë arsye. Secila skuadër ka stilin e saj të lojës, i pëlqen apo jo dikujt tjetër”, ka thënë Simeone.

“Ne nuk mendojmë për mungesat që do të ketë rivali ynë. Vëmendja jonë është e përqëndruar e gjitha te ndeshja dhe te fakti se si duhet të luajmë për ta mposhtur Realin. Atletico i respekton në maksimum të gjithë kundërshtarët. Përballë do të kemi një skuadër shumë të fortë që ka futbollistë të shkëlqyer në përbërje. Gjithsesi ne do ta luajmë ndeshjen sipas mënyrës sonë dhe unë kam besim te një rezultat pozitiv”, tha ai.

Ballafaqimi mes Atletico Madridit dhe Real Madridit nis në orën 16:00. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *