Home / Lajme / Rajon / Skandal: Kosovarët ndërrojnë fenë dhe orientimin seksual për azil

Skandal: Kosovarët ndërrojnë fenë dhe orientimin seksual për azil

9 Shkurt – Për të dhënë një “dëshmi” më bindëse, me qëllim që t’i marrin letrat në shtetet e Bashkimit Evropian, kosovarët që po emigrojnë ilegalisht, po përdorin lloj-lloj dëshmish, nga ndërrimi i fesë, ndërrimi i kombit e madje po deklarohet se i përkasin edhe komunitetit LGBT, që është një tabu temë në Kosovë.

Shumë kosovarë nëpër zyrtar e migracionit në shtetet e BE-së, kanë deklaruar se i përkasin komunitetit ashkali dhe egjiptianë, që janë më të lënë pas dore në Kosovë, ndërsa shumë prej tyre thonë se janë në “gjak” me familje X, dhe sipas kodit zakonor, po ndiqen për vrasje.

Ndërsa edhe përcaktimit si LGBT (leizbik, homoseksual, transgjinor) nuk po mungon, kurse konvertimi i fesë, nga mysliman në katolik është bërë trend.

E përditshmja “koha” sjell rrëfimin e një vajze me emrin Nora, e cila thotë se është shtrënguar të zgjedhë ndërmjet familjes dhe të dashurit. Ajo vetë është myslimane ndërsa i dashuri i saj katolik, dhe pas rënies në dashuri, u kishin lindur problemet familjare që e kishin detyruar të ikë në Gjermani.

-Unë jam rritur në një familje myslimane që beson në mënyrë absolute e dogmatike në rëndësinë e bindjes fetare, u ka thënë Nora autoriteteve gjermane, të cilët i kërkonin të shpjegonte arsyet e largimit nga Kosova në fund të vitit të kaluar.

Nora, siç thuhej në dëshminë e saj, ishte para dilemës së madhe. Shpresonte se familja nuk do ta çonte deri në fund kërkesën për të sakrifikuar dashurinë për shkak të dallimeve fetare.

-Kam sakrifikuar shumë gjatë viteve rinore që të mos e humbja familjen dhe njëkohësisht të mbaja afër vetes njeriun që e dashuroja. Erdhi një moment kur ua thashë në sy prindërve se nuk do të ndahesha me asnjë çmim prej Liridonit. Dhe ju nuk mund ta merrni me mend reagimin e tyre, u ka thënë ajo zyrtarëve gjerman. Dëshminë e saj e ka “vërtetuar” edhe i dashuri.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *