Home / Lajme / Maqedoni / Sot pritet ‘shpërthimi i bombës’ së parë nga opozita maqedonase

Sot pritet ‘shpërthimi i bombës’ së parë nga opozita maqedonase

02 Shkurt – Në disa rrjete sociale, por edhe nga përfaqësues të opozitës maqedonase bëhet e ditur se sot pritet të shpërthejë e ashtuquajtura ‘bombë’ e parë nga lideri i opozitës, Zoran Zaev.

Këto të ashtuquajtura ‘bomba’ kanë të bëjnë me dokumente dhe dëshmi që akuzojnë pushtetin aktual për afera dhe skandale kriminale, korruptive dhe aktivitete tjera të paligjshme që kanë të bëjnë edhe me çështjet ndëretnike. Për lansimin e dëshmive të para ka shkruar edhe një nga aktivistet e shoqërisë civile Meri Nikolova e cila ka paralajmëruar siç ka shkruar për ‘eksplodimin e bombës së parë’.

“Bëhuni gati DPMN-ovca, bomba e parë do të shpërthejë të hënën”, ka shkruar Nikolova një rrjetin e saj social facebook, duke i paralajmëruar përkrahësit e partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *