Home / Lajme / Maqedoni / Studentët kalojnë natën në Universitet

Studentët kalojnë natën në Universitet

12 shkurt-Pa batanije të mjaftueshme dhe pajisje për fjetjeje, studentët apeluan për ndihmë. Në këtë formë të protestës studentët okupuan disa objekte kryesore të kampusit universitar dhe shpallën autonominë studentore.

Këmbëngulja për tërheqjen e plotë të Ligjit për shkollim të lartë dhe zgjidhja e problemeve me dialog është më e fortë nga vetë brenga të cilën e shkakton ftohti nga pllakat e mermerit, thonë studentët të cilët mbrëmë kanë kaluar natën në kampusin e universitetit shtetëror Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.

Pa batanije të mjaftueshme dhe pajisje për fjetjeje, studentët apeluan për ndihmë. Në këtë formë të protestës studentët okupuan disa objekte kryesore të kampusit universitar dhe shpallën autonominë studentore.

Kërkesat dhe vendimet e tyre i përmbajtën dhe disa profesorë, të cilët mbetën për të kaluar natën së bashku me studentët e tyre.

Përkrahjen ndaj plenumit studentor dhanë edhe studentët nga Bulgaria të cilët dërguan letër në të cilin thonë që janë solidarizuar me plenumin studentor dhe që e përkrahin autonominë e tyre dhe këmbënguljen për të ndruar ligjin për arsim të lartë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *