Home / Lajme / Maqedoni / Teatri I Tetovës reagon ndaj nominimeve në Milingona e Artë

Teatri I Tetovës reagon ndaj nominimeve në Milingona e Artë

13 shkurt-Le tu ngel për nderë të gjithë atyre të cilët mendojnë se me mospërfshirjen e Teatrit te Tetovës do të kenëqin apetitet e tyre duke u hakmarrë ndaj këtij institucioni.Ftojmë jurinë e Milingonës së Artë që t`a bëjë transparente mënyrën e nominimit”, thuhet në reagimin e Teatrit të Tetovës.

Teatri I Tetovës ka reaguar ndaj mospërfshirjes në NOMINIMET PËR “MILINGONA E ARTË” 2014.
Në reagimet thuhet. “Duke marrë parasysh të gjitha aktivitetet të cilat kanë shënuar vitin 2014 si dhe që Teatri i Tetovës është etabluar me punën e tij serioze si institucion kulturor i cili prodhon vlera të mirëfillta të artit skenik, fakt që e mbështet edhe pjesëmarrja dhe marrja e çmimeve në Festivale të ndyshme të rajonit, si dhe bashkëpunimi me regjisorët më të njohur shqiptar dhe ato të huaj dhe për të qene absurdi më i madh Milingona nominon regjisor dhe aktor të cilët kanë marrë çmime pikërisht me shfaqjet e realizuara nga vet Teatri i Tetovës.Kjo na bën që Teatri i Tetovës të dyshojë në seriozitetin e këtij evinimenti. Le tu ngel për nderë të gjithë atyre të cilët mendojnë se me mospërfshirjen e Teatrit te Tetovës do të kenëqin apetitet e tyre duke u hakmarrë ndaj këtij institucioni.Ftojmë jurinë e Milingonës së Artë që t`a bëjë transparente mënyrën e nominimit”, thuhet në reagimin e Teatrit të Tetovës.
Ndryshe, që në fillimin e vet ka humbur kredibilitetin e vet duke nominuar institucione dhe individë në jetën kulturore të Maqedonisë kurse në anën tjerë anashkalon artistët e mirëfilltë. Nominimet e këtij viti janë gati të njejta me noiminimet e vitit të kaluar vecanërisht në sferën e medimueve ku nominohet emisionet e njejta shumica e të cilave të televizioneve të kryeqytetit .
Milingona e artë duhet të jetë gjithpërfshirëse nëse dëshiron të bëhet barometër I të arriturave muzikore dhe artistike në Maqedoni.
Organizatorët njoftojnë se shpallja e fituesve do të bëhet më 28 shkurt.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *