Home / Lajme / Maqedoni / Temperatura e mëngjesit deri në -­16 gradë

Temperatura e mëngjesit deri në -­16 gradë

Në tërë Maqedoninë sot në mëngjes janë matur temperatura nën zero. Më ftohtë ka qenë në Mavrovë ku janë matur ­-16 gradë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli ­-2.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike në Krushevë, temperatura ka qenë minus -14 gradë, në Manastir ­-11, në Kriva Pallankë ­-10, Berovë dhe Pretor ­-9, Ohër, Dibër dhe Prilep­ -8, Shkup në Petrovec, Kumanovë, Tetovë dhe Vinicë ­-6, Shtip dhe Strumicë -­5, Shkup tek Zajçev Rid, Kavadar, Dojran dhe Demir Kapi -­3. Në mëngjesin e sotëm mbisundon mot me vranësira dhe ftohtë me erë nga drejtimi verior.

Në Mavrovë dhe Pozharan po bie borë. Pritet që gjatë ditës të fryjë erë e fortë nga veriu e cila në zonat malore do të arrijë shpejtësi deri në 80 km/h. Temperatura maksimale do të lëvizë prej -4 deri në 5 gradë.

Edhe gjatë dy ditëve të ardhshme temperaturat do të jenë të ulta dhe në disa vende do të lëshohen deri nën -­5, ndërsa në zonat malore -­15 gradë.

Deri të dielën moti do të jetë stabil dhe i thatë me rrtije të kohëpaskohshme të tempraturës së ajrit si në orët e mëngjesit ashtu edhe të ditës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *