Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari rrahë me grushta 21 vjeçaren dhe e fut në bagazhin e makinës

Tetovari rrahë me grushta 21 vjeçaren dhe e fut në bagazhin e makinës

23 Shkurt – Mbrëmë rreth orës 1 orë e 45 minuta, një qytetar ka raportuar se në rrugën “Shtipska” në Tetovë, një person i panjohur ka sulmuar fizikisht një vajzë, duke goditur me grushta në kokë dhe në trup dhe pastaj e ka futur në bagazhin e makinës të tipit “Opel Vectra” dhe me shpejtësi të lartë është larguar nga vendi.

Mbrëmë rreth orës 1 orë e 45 minuta, një qytetar ka raportuar se në rrugën “Shtipska” në Tetovë, një person i panjohur ka sulmuar fizikisht një vajzë, duke goditur me grushta në kokë dhe në trup dhe pastaj e ka futur në bagazhin e makinës të tipit “Opel Vectra” dhe me shpejtësi të lartë është larguar nga vendi.

Për një kohë të shkurtër pas raportimit, policia e Tetovës ka nisur kërkimin për automjetin dhe ajo u gjet në afërsi të Spitalit Klinik të Tetovës. Bëhet fjalë për 25 vjeçarin P.M nga Tetova, e ka nxjerr nga bagazhi i makinës 21 vjeçaren A.A poashtu nga Tetova, me të cilën ishte në një lidhje dashurie dhe e kishte vendosur në sediljen e pasme, njofton Televizioni Koha .

Të dy u dërguan në stacionin policor të Tetovës, automjeti është revokuar për ekspertizë, është diskutuar me ta dhe në koordinim me Prokurorin e Përgjithshme, dhe pas sqarimin të plotë të të gjithave detajeve lidhur me rastin kundër P.M. do të ngritet edhe kallëzimi penal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *