Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Komuna ka nisur hetimin e rastit

Tetovë: Komuna ka nisur hetimin e rastit

20 shkurt-
“Ne kemi lënë një takim sot në fund të ditës dhe edhe një herë dëshiroj të nënvizoj se ai investim që është bërë ka qenë një investim i përbashkët edhe me qeverinë dhe kap një shumë mjaft të lartë prandaj edhe mendoj se në kuadër të kompetencave tona, puna jonë përfundon me përfundimin e meremetimit gjegjësisht restaurimit atje”, deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Pas publikimit të lajmin në televizioninKoha për keqpërdorime të mundshme në Gjimnazin e Tetovës, ku sipas nxënësve, drejtuesit iu kanë kërkuar nga 250 denarë nxënësve për të paguar lyerjen e shkollës, komuna e Tetovës ka filluar sot hetimin e rastit. Kryetarja Teuta Arifi ka thirrur në bisedë informuese, drejtorin e shkollës Namikqemal Mustafa, ndërsa do të ftohen nga përgjegjësi i sektorit për arsim edhe disa prindër e nxënës. Kryetarja e komunës Teuta Arifi tha se investimi në shkollën e mesme të gjimnazit, ka qenë i gjithi në llogari të Komunës dhe qeverisë.

“Ne kemi lënë një takim sot në fund të ditës dhe edhe një herë dëshiroj të nënvizoj se ai investim që është bërë ka qenë një investim i përbashkët edhe me qeverinë dhe kap një shumë mjaft të lartë prandaj edhe mendoj se në kuadër të kompetencave tona, puna jonë përfundon me përfundimin e meremetimit gjegjësisht restaurimit atje”, deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Arifi ka deklaruar se në rast të konstatimit të shkeljeve, do të merren masa adekuate.

“Normalisht do shikojmë që nëse ka ndonjë situatë e cila i ve në pozitë jo të mirë nxënësit, ne do e rregullojmë në atë mënyrë që nxënësit nuk kanë nevojë të ngarkohen më tepër se ajo që ne e kemi pasur obligim dhe e kemi bë. Do e shohim dhe do e konsultojmë edhe më tutje si rast”, tha Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Një ditë më parë, nxënës të gjimnazit të Tetovës denoncuan përmes mail-ave dhe postimeve në rrjetin social Fejbuk, se drejtoria e shkollës iu kërkonte nga 250 denarë për ta paguar lyerjen e shkollës

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *