Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Vjedhje në Qendrën ditore

Tetovë: Vjedhje në Qendrën ditore

Tetovë, 16 shkurt – “Persona të panjohur rreth orës 16:00 të ditës së diel, kanë thyer dritaren nga ana e pasme e objektit, kanë hyr brenda dhe tërësisht i kanë kërkuar sirtarët dhe nga zyra e udhëheqësit kanë marrë një kamerë dhe një fotoaparat dhe më pas janë larguar”, njofton Policia e Tetovës.

Dy ditë pasi është bërë renovimi i Qendrës Ditore për fëmijë me nevoja të veçanta në Tetovë e njëjta ka qenë cak i hajnave. Sipas informacioneve të policisë së Tetovës, e punësuara në këtë qendër që ndodhet në rrugën “Braqa Milladinovci” në Tetovë ka denoncuar të dielën autoritetet policore për vjedhjen.

“Persona të panjohur rreth orës 16.00 të ditës së diel, kanë thyer dritaren nga ana e pasme e objektit, kanë hy brenda dhe tërësisht i kanë kërkuar sirtarët dhe nga zyra e udhëheqësit kanë marrë një kamerë dhe një fotoaparat dhe më pas janë larguar”, nga Policia njoftojn se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, ditën e premte në këtë qendër janë promovuar punët e kryera rreth rregullimit të dyshemesë, dyerve dhe dritareve të cilët janë bërë përmes një iniciativë të ndërmarrë nga ana e Shoqatës Artal. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *