Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi vizitoi lagjen Drenovec

Teuta Arifi vizitoi lagjen Drenovec

Tetovë, 10 shkurt – Njëherit kryetarja Arifi orientoi banorët e prekur nga rrëshqitjet që të bëjnë kërkesë deri te organet kompetente komunale, që të verifikohen dëmet e shkaktuara, dhe në bazë të mundësive që ka komuna e Tetovës të ofrohet ndihmë për sa i takon përmirësimit të situatës konform normave pozitive ligjore.

Drejtuesit e Komunës së Tetovës vizituan disa shtëpi në lagjen Drenoc, të cilat kishin pësuar dëme nga tërmeti dhe rrëshqitja e dheut. Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi premtoi kompensim për dëmet, konform rregullave dhe ligjeve, transmeton Televizioni Koha.

Njëherit kryetarja Arifi orientoi banorët e prekur nga rrëshqitjet që të bëjnë kërkesë deri te organet kompetente komunale, që të verifikohen dëmet e shkaktuara, dhe në bazë të mundësive që ka komuna e Tetovës të ofrohet ndihmë për sa i takon përmirësimit të situatës konform normave pozitive ligjore. Poashtu Arifi u rekomandoi qytetarët që ndërtimet e tyre në të ardhmen t’i bëjnë në bazë të standardeve bazike të sigurisë, transmeton Televizioni Koha.

Dëmi material që i është shkaktuar familjes Sulejmani të lagjes Drenoc llogaritet rreth 10.000 euro. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *