Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Afera e përgjimeve nuk është e re në Maqedoni

Thaçi: Afera e përgjimeve nuk është e re në Maqedoni

Prishtinë, 14 shkurt – Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi për RTV21, theksoi se afera e përgjimeve nuk është diç e re, e cila tash po ndodh në këtë vend.

Këto afera kanë ndodhur edhe në të kaluarën nga xhelatet e djeshëm që sot po paraqiten si viktimë.

“Ish shefi i DSK-së është nënshkrues i dosjes time. Nuk besoj se do jetë kredibil ky gjyq, fola me ambasadorin e BE-së Orav, ideja është që të ngrisim gjyq special me asistencë të plotë të ndërkombëtarëve.

Këtu përgjojnë nga brenda, nga jashtë dhe këtë e kam pasur që në moshë të re. Pra, është degjeneruar demokracia dhe shteti ligjor dhe janë parashenja të një sëmundje të madhe, bllokimi i procesit integrues.

Mua nuk më shkakton kurrfarë përshtypje kjo, por kur survejohen pjesëtarë të familjes, kjo shkakton neveri”, theksoi Thaçi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *