Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi kërkon komision hetimorë për të gjitha përgjimet

Thaçi kërkon komision hetimorë për të gjitha përgjimet

26 shkurt-“Jemi mbytur duke bërë padi, por nuk ka asgjë! Nuk iu besojmë institucioneve, nuk është diçka e re që e thotë Menduh Thaçi që nuk u beson institucioneve, nuk iu besojnë qytetarët. Ky manipulim kaq i madh, nuk guxon të fokusohet vetëm në një fazë”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Kreu i PDSH-së kërkon komision hetimor parlamentar që do të hetonte aferën e përgjimeve që nga pavarësimi i Maqedonisë e deri më sot. Thaçi kërkon që partia e tij, e cila sipas tij nuk ka qenë asnjëherë e përfshirë si urdhëruese apo zbatuese e përgjimeve, të drejtojë hetimin e kësaj çështje.

“Të krijojmë një komision hetimor në Parlament, komision që do të merret me çështjet e përgjimit që nga viti ’92 dhe këtë komision duhet ta drejtojë PDSH-ja, sepse është e vetmja parti që nuk ka marrë pjesë në kësi aktivitete të paligjshme, bile edhe jonjerëzore. E dinë opinioni se Qeveria LSDM–PPD kanë përgjuar, Qeveria LSDM-BDI kanë përgjuar, Qeveria VMRO-BDI kanë përgjuar, vetëm Qeveria VMRO-PDSH nuk ka argumente të tilla. Po të zbulohen edhe ata do të kenë të njëjtën trajtesë ligjore”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi vlerëson se të gjithë duhet të jenë të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm me veprimet politike, për shkak të situatës së brishtë të sigurisë dhe stabilitetit të Maqedonisë si shtet i ri.

“Jemi mbytur duke bërë padi, por nuk ka asgjë! Nuk iu besojmë institucioneve, nuk është diçka e re që e thotë Menduh Thaçi që nuk u beson institucioneve, nuk iu besojnë qytetarët. Ky manipulim kaq i madh, nuk guxon të fokusohet vetëm në një fazë”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *