Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takim të përbashkët me Ambasadorin e Finlandës,Timo Rajakangas dhe Ambasadorin e Suedisë, Matt Staffansson

Thaçi takim të përbashkët me Ambasadorin e Finlandës,Timo Rajakangas dhe Ambasadorin e Suedisë, Matt Staffansson

Tetovë, 16 shkurt – Kryetari Thaçi më tej siguroi bashkëbiseduesit se Partia Demokratike Shqiptare me politikën e saj të përgjegjshme do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në një takim të përbashkët Ambasadorin e Finlandës në Zagreb, z.Timo Rajakangas dhe Ambasadorin e Suedisë në vend, z. Matt Staffansson, të shoqëruar nga znj. Asa Pehrson, përfaqësuese e Suedisë në Unionin Evropian në Bruksel, njofton Televizioni Koha.

Në këtë takim temë e diskutimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend dhe në skenën ndërkombëtare.

Në takim Kryetari Thaçi nënvizoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton edhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë. Integrimi në strukturat euro-atlantike do të siguron stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit – theksoi Thaçi, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari Thaçi më tej siguroi bashkëbiseduesit se Partia Demokratike Shqiptare me politikën e saj të përgjegjshme do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për proceset demokratike dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, dhe se në këtë drejtim rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike në vend është me rëndësi të veçantë.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *