Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Më kanë përgjuar që nga viti 1993

Thaçi:Më kanë përgjuar që nga viti 1993

11 shkurt-PDSH gjatë këtij procesi tejet delikat do të vazhdoj me politikën e saj konstruktive dhe të përgjegjshme dhe se nuk do të bëhet pre e aventurave të mundshme, që do ta dëmtonin demokracinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë, realizoi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Aivo Orav.Në këtë takim u diskutua për rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe në skenën ndërkombëtare.
Kryetari Thaçi në takim potencoi se zhvillimet e fundit tregojnë se në Maqedoni asgjë nuk funksionon në vijë ligjore dhe të demokracisë së vërtetë. Kryetari Thaçi po ashtu i shpjegoi ambasadorit se liderët e PDSH-së qysh prej viteve 93 kanë qenë të ndjekur, survejuar, të përgjuar dhe se asnjë individ për këto përgjime nuk ka dalë para drejtësisë.Kryetari Thaçi gjithashtu potencoi se ngritja e një gjyqi special me vëzhgim dhe asistim të plotë ndërkombëtarë ku do të përfshiheshin të gjitha rastet e këtilla që nga viti 93, do të ishte ndoshta e vetmja shpresë që rastet e këtilla mos të përsëriten. Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin. PDSH gjatë këtij procesi tejet delikat do të vazhdoj me politikën e saj konstruktive dhe të përgjegjshme dhe se nuk do të bëhet pre e aventurave të mundshme, që do ta dëmtonin demokracinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit.Bashkëbiseduesit ranë dakord se duhet të rikthehet dialogu i mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike dhe institucionale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *