Home / Lajme / Maqedoni / Therje me thika në Tetovë, plagoset rëndë i riu

Therje me thika në Tetovë, plagoset rëndë i riu

23 Shkurt – Përleshje me thika ka ndodhur sonte në Tetovë

Një një përleshje me thika që ka ndodhur sonte rreth orës 19 e 30 minuta në rrugën “Dervish Carra”, në afërsi të shkollës “Iliria”, plagoset rëndë një i ri.

Siç mëson TetovaSot nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për një përleshje mes të rinjësh, ku ka mbetur i plagosur rëndë i riu S.S i vitit 1992 i cili është plagosur në këmbë dhe në krahë.

Motivet e therjes ende nuk dihen. Ekipet e policisë kanë siguruar perimetrin sigurisë të incidentit dhe po kryhet ekspertiza.

Mësohet se i riu së pari është dërguar në Spitalin e Tetovës, por për shkak të ashpërsisë së plagëve të marra ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkupit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *