Home / Lajme / Maqedoni / Todorov: ‘Më vjen keq për vdekjen e Tamarës, bëmë gjithçka që mundëm’

Todorov: ‘Më vjen keq për vdekjen e Tamarës, bëmë gjithçka që mundëm’

10 shkurt-Nga Komiteti i Helsinkit njoftuan se punojnë në mbledhjen e dokumentacionit për ngritjen e procedurës për përgjegjësi penale kundër drejtuesve të Fondit Shëndetësor. Për shkak të vdekjes së Tamaras së vogël PLD-ja kërkoi dorëheqjen e Todorovit. Vajza vdiq dje për shkak të komplikacioneve nga lakimi shtyllës kurrizore dhe nuk arriti të shkojë për trajtim në Turqi të cilin Fondi ia miratoi më parë.

Zhgënjim dhe pikëllim i sinqertë për vdekjen e Tamaras shprehu ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov. Ai shpjegoi se pasi kishte mësuar në lidhje me rastin është angazhuar të zgjidhet pozitivisht dhe njoftoi se do të shqyrtojë nëse ka pasur lëshime në procedurën për trajtimin e Tamaras. I pyetur nëse personalisht do të mbajë një pjesë të përgjegjësisë, ai tha:

“Mendoj se gjithçka që ishte në fuqinë time për të bërë e bëra, ndoshta edhe më shumë. Megjithatë, me sa duket kjo nuk ishte e mjaftueshme. Dua të them se vërtetë ndjej keqardhje për këtë ngjarje fatkeqe dhe sinqerisht shpreh ngushëllimet familjes së Tamaras. Duhet të shqyrtohet në tërësi, a ka qenë rast urgjent apo jo, nëse ka pasur pse nuk është vepruar, dhe nëse nuk ka pasur pse nuk ka pasur urgjencë për rastin”, tha Nikola Todorov, Ministër i Shëndetësisë.

Sipas Todorovit, familja e Tamaras ka rënë dakord të presë për të formuar një ekip të ekspertëve nga fusha të ndryshme për shkak të seriozitetit të diagnozës, por për fat të keq vajza nuk e priti atë ditë. Për rastin reaguan edhe mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve duke thënë se duhet të kërkohet përgjegjësi nga institucionet.

“E drejta për jetën, e drejta për dinjitet, e drejta për mbrojtje shëndetësore, e drejta për trajtim adekuat dhe me kohë, e drejta e urgjencës, e drejta e trajtimit të duhur dhe e drejta për dinjitet, për të vepruar në interesin më të mirë të fëmijëve, me këtë parim shteti duket se ka problem që ta pranojë”, tha Dragi Zmijanac, Ambasada e fëmijëve Megjash.

Nga Komiteti i Helsinkit njoftuan se punojnë në mbledhjen e dokumentacionit për ngritjen e procedurës për përgjegjësi penale kundër drejtuesve të Fondit Shëndetësor. Për shkak të vdekjes së Tamaras së vogël PLD-ja kërkoi dorëheqjen e Todorovit. Vajza vdiq dje për shkak të komplikacioneve nga lakimi shtyllës kurrizore dhe nuk arriti të shkojë për trajtim në Turqi të cilin Fondi ia miratoi më parë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *