Home / Lajme / Maqedoni / Tre heronj ende të mitur i shpëtuan jetën një personi në Gostivar

Tre heronj ende të mitur i shpëtuan jetën një personi në Gostivar

20 shkurt-
Pasi panë një person që po mbytej, kërcyen në lumë dhe arritën ta nxirrnin në breg ende të gjallë. Pak minuta më vonë mbërriti Ndihma e Shpejtë dhe e transportoi atë në spital.

Tre fëmijë janë heronjtë e një ngjarjeje të rëndë në Gostivar.

Ata i shpëtuan jetën një personi i cili tentoi t’i merrte jetën vetes, duke u hedhur në lumë. Ngjarja ndodhi dje, tek ura e hekurt në afërsi të Spitalit të Gostivarit.

Pasi panë një person që po mbytej, kërcyen në lumë dhe arritën ta nxirrnin në breg ende të gjallë. Pak minuta më vonë mbërriti Ndihma e Shpejtë dhe e transportoi atë në spital.

Mjekët thonë se gjendja e pacientit paraqitet stabile. Fëmijët heronj janë të moshës së mitur.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *