Home / Lajme / Rajon / Tre të armatosur grabisin një bankë në Tiranë (VIDEO)

Tre të armatosur grabisin një bankë në Tiranë (VIDEO)

Tiranë, 14 Shkurt – Tre persona të armatosur kanë grabitur filialin e një bankë pranë stacionit të trenit në Tiranë rreth orës 13:00 të ditës së djeshme.

Forcat e policisë ndodhen pranë vendit të ngjarjes dhe kanë nisur mbledhjen e provave.

Nga dëshmitarët thuhet se ka pasur dhe shkëmbim zjarri.

Gjithashtu një dëshmitare i tha gazetarit tonë, Andi Qosja se kishte parë grabitësit me dy çanta dhe se autorët kishin vepruan në momentin e transportit të parave në bankë dhe janë larguar drejt rrugës “Karl Gega”

Gazetari i Ora News informon se autorët mendohet se janë larguar me njërin prej mjeteve të rojeve të sigurisë të cilat shoqëronin makinën me para. “Mësohet se autorët i kanë drejtuar pistoletën shoferit në kokë. ”

Ekspertët hetimorë ndodhen në vendngjarje dhe po mbledhin provat.

Në orën 13:47 minuta informohet se makina që ishte rrëmbyer rojeve të sigurisë ishte përdorur nga grabitësit deri tek shinat e trenit në Paskuqan më pas mendohet se ajo është braktisur, dhe grabitësit janë larguar me një makinë tjetër.

Nuk dihet ende shuma e grabitur, ndërsa janë në kërkim autorët.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *