Home / Lajme / Maqedoni / UEJL: Bursa per te gjithe nxenesit e shkelqyer

UEJL: Bursa per te gjithe nxenesit e shkelqyer

28 Shkurt – Ky lehtësim i madh financiar bëhet falë mjeteve, që ndahen nga buxheti shtetëror, të cilat Universiteti i Evropës Juglindore ua ndanë studentëve më të mirë

Të gjithë maturantët, të cilët kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm në shkollat e mesme gjithandej në Maqedoni, rajon dhe gjetkë do të mund të regjistrohen me bursë në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL).

Ky lehtësim i madh financiar bëhet falë mjeteve, që ndahen nga buxheti shtetëror, të cilat Universiteti i Evropës Juglindore ua ndanë studentëve më të mirë, që do të regjistrohen në vitin e ri akademik.

Kështu, të gjithë maturantët në bazë të suksesit të arritur në shkollën e mesme me notë mesatare 5.00, do të fitojnë bursë të plotë, e cila mbulon 50 për qind të shpenzimeve të studimit, kurse të gjithë ata nxënës që e kanë mesataren mbi 4.5, do të fitojnë bursë, e cila do të mbulojë 30 për qind të kësaj pagese. Përveç kësaj, edhe vitin e ardhshëm akademik do të ketë edhe lehtësira të tjera financiare, përmes programeve të ndryshme, që jepen nga bashkësia ndërkombëtare dhe komuniteti i biznesit. Këto të fundit, i dedikohen, kryesisht programeve studimore të integruara me praktikën sipas modelit të njohur gjerman për këto lloj studimesh.

Programi, i cili e dallon Universitetin dhe është mjaft atraktiv për studentët “Punë dhe studime”, po ashtu është pjesë e paketës së bursave në vitin e ri akademik, ku pritet të angazhohen rreth 150 studentë të rinj.

Universiteti I Evropës Juglindore edhe vitin e ri akademik 2015/2016, ofron programe sfiduese akademike në të tre ciklet e studimit. Analizat e tregut dhe të dhënat nga studentët aktualë dhe ata potencialë kanë bërë, që kjo ofertë të harmonizohet me këto kërkesa, duke i inkorporuar të gjitha aspektet e një oferte sipas standardeve akademike të hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

“Këtë vit akademik do të ofrojmë 17 programe deridiplomike, 34 programe të ciklit të dytë apo master sipas modelit 3 plus 2 dhe modelit 4 plus 1. Vazhdojmë të mbesim të vetmit në rajon duke ofruar edhe programe online, me katër programe studimore në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve”, thotë rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.

Gjithashtu, e veçanta e ofertës universitare janë edhe programet që ofrohen në gjuhën angleze me qëllim të përfshirjes së kuadrit të diplomuar në tregun global të punës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *