Home / Lajme / Maqedoni / Veles: Nga zjarri humb jetën një grua në moshë

Veles: Nga zjarri humb jetën një grua në moshë

Veles, 10 Shkurt – Gjashtë persona janë lënduar, një plakë ka humbur jetën , dy shtëpi dhe punëtori rrobaqepësie janë djegur në zjarrin e madh që ndodhi mbrëmë në Veles.

Në vendin “Dvorovi” në rrugën “Gjore Organxhiev” në Veles mbrëmë gjysmë ore pas mesnate ka shpërthyer zjarri në shtëpinë e familjes Boshkovski. Nga zjarri pastaj është kapluar edhe një shtëpi, si dhe punëtoria e rrobaqepësisë së Rashetos, ku tërësisht është djegur pajisja dhe retro-materialet. Në njërën nga shtëpitë jetën nga zjarri e ka humbur një grua në moshë.

Gjatë intervenimit njëri nga zjarrfikësit, nga shpërthimi i bombolës së gazit është lënduar dhe është dërguar në spital. Gjatë intervenimit drejtuesi i ndihmës së shpejt, i cili ka qenë zyrtarisht aty, ka rrëshqitur në akull nga uji i ngrirë nga temperaturat e ulëta dhe ka thyer këmbën.

“Gjashtë persona janë pranuar në spitalin e Velesit, katër prej tyre janë lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa dy me djegie më të vogla ende janë në spital”, njofton zëdhënësja Silvana Mishkova.
Siç është paralajmëruar, shtëpitë e djegura sot do t’i vizitojë ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov dhe kryetari i komunës së Velesit Slavço Çadiev.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *