Home / Lajme / Maqedoni / Vështirësohet komunikacioni rrugor

Vështirësohet komunikacioni rrugor

1 shkurt-Ndalesa për qarkullimin e automjeteve transportuese për shkak të mbetjeve më të mëdha të borës në rrugë ka në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit, krahu Mavrovë – Dibër dhe në vendkalimet malore Strazhë, Presekë, Barbaras dhe Gjavato.

Reshjet e borës dhe të shiut të cilat e përfshinë Maqedoninë shkaktuan probleme në komunikacionin rrugor, ndërsa komunikacioni ajror po zhvillohet me vonesa të vogla.

Lidhja Automote e Maqedonisë njoftoi se për shkak të ortekut te Manastiri i Bigorit në tërësi është ndërprerë komunikacioni në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, ndërsa për shkak të shembjeve më të mëdha në aksin Koçan – Makedonska Kamenica nga fshati Istibanja deri te diga Kalimanc vende-vende komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi.

Ndalesa për qarkullimin e automjeteve transportuese për shkak të mbetjeve më të mëdha të borës në rrugë ka në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit, krahu Mavrovë – Dibër dhe në vendkalimet malore Strazhë, Presekë, Barbaras dhe Gjavato.

Në të gjitha këto akse rrugore për automjetet e udhëtarëve rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.

Në rrugët e tjera komunikacioni po zhvillohet i vështirësuar dhe nëpër rrugë të lagështa për shkak të reshjeve të borës në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, ndërsa në pjesën tjetër me reshje të shiut.

Lidhja Automoto e Maqedonisë rekomandon deri te të gjithë drejtuesit që të mos nisen në rrugë në orët e mbrëmjes nëse nuk kanë nevojë urgjente.

Në aeroportin e Shkupit Aleksandri i Madh tani për tani me vonesa të vogla zhvillohen fluturimet dhe aterimet e parapara./Mia

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *