Home / Lajme / Maqedoni / Vetëhelmohet 26 vjeçarja nga Tetova

Vetëhelmohet 26 vjeçarja nga Tetova

Tetovë, 02 Shkurt – Mbrëm në spitalin Klinik të Tetovës janë dërguar dy persona nga Tetova të helmuar nga konsumimi i madh i tabletave dhe alkoholi.

Në spitalin Klinik të Tetovës mbrëmë rreth orës 23:30 është dërgur S.S 26 vjeçe nga Tetova e helmuar dhe e alkoolizuar dhe kishte pirë 15 tableta, njofton SPB-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

26 vjeçarjes i është dhënë asistencë mjekësore, dhe më pas ajo është lëshuar për mjekim shtëpiak. Arsyet e helmimit janë mosmarrëveshjet familjare apo probleme të natyrave të ndryshme.

Gjithashtu mbrëmë, me një sasi të madhe të tabletave për qetësim edhe një person V.D 59-vjeçar nga Tetova ku shëndeti i tij u përkeqësua, ai u menjëherë transferua në spitalin Klinik të Tetovës dhe u mbajt për vëzhgim të mëtutjeshëm, njofton SPB-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *