Home / Lajme / Maqedoni / Viti 2013, atëher kur Izet Zeqiri “parashikoi” harxhimet e 50.000 eurove të përmendura nga Gruevski (VIDEO)

Viti 2013, atëher kur Izet Zeqiri “parashikoi” harxhimet e 50.000 eurove të përmendura nga Gruevski (VIDEO)

26 Shkurt – Ish deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri qysh në vitin 2013 ka pasur vërejtje për mënyrën se si harxhohen paratë nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe si rezultat i kësaj, Zeqiri kërkonte që të shkurtohen të dhënat për AEK

Pjesë e publikimit të “bombës” numër 4 nga ana e Zoran zaevit ishte edhe biseda telefonike e kryeministrit Nikolla Gruevski me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ku Gruevski kërkon që nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike të ndahen 500 mijë euro për financimin e filmave dokumentarë.
Por ish deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri qysh në vitin 2013 ka pasur vërejtje për mënyrën se si harxhohen paratë nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe si rezultat i kësaj, Zeqiri kërkonte që të shkurtohen të dhënat për AEK.
“Duke analizuar nga viti 2009 kjo agjenci ka çdo vit mbi 5.5 — 5.7 milion euro tepricë të mjeteve financiare që në mënyrë të padrejtë i hudhën nga viti në vit dhe kështu që për dy tre vite janë diku 15 milion euro, të cilat janë para që ky agjencion i shfrytëzon në mënyrë jo-racionale dhe jo për zhvillimin e sferës së shërbimeve të telekomunikimit por për shpenzime jo produktive të cilat janë të lidhura si me ahengje të ndryshme, si me udhëtime zyrtare, shpenzime të shërbimeve intelektuale e kështu me radhë”, deklaroi Izet Zeqiri me 20 shtator 2013.
Ish deputeti Zeqiri kishte edhe vërejtje se deputetët e e pozitës ku bënin pjesë edhe deputet e BDI-së janë vetëm makineri votuese.
“Deputetët e pozitës janë makineri votuese në Parlament, ata nuk diskutojnë, të gjitha raportet që vijnë nga trupat rregullatorë që nuk i kontrollon as qeveria, por ka obligim ti kontrollon parlamenti i Republikës së Maqedonisë sepse parlamenti është themelues i tyre, ata nuk diskutojnë dhe ata pranojnë çdo gjë të cilën e propozojnë këto trupa rregullatorë”, tha Izet Zeqiri, ish deputet i RDK-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *