Home / Lajme / Maqedoni / Vitin e kaluar tre herë më shumë shi se mesatarja

Vitin e kaluar tre herë më shumë shi se mesatarja

3 shkurt-Në vendet si Gjevgjelia gjatë vitit 2014 kanë rënë 1.161 litra në një metër katror, në Berovë 1.039, Kriva Pallankë 966, Strumicë 830 litra, Shtip 803 dhe Prilep 801 litër në një metër katror.

Viti i kaluar ka qenë viti me më shumë shi në Maqedoni në 64 vitet e fundit. Sipas të dhënave të Drejtorisë Hidrometeorologjike, vitin e kaluar në vend ka rënë pothuajse tre herë më shumë shi sesa mesatarisht gjatë viteve të kaluara.

Në vendet si Gjevgjelia gjatë vitit 2014 kanë rënë 1.161 litra në një metër katror, në Berovë 1.039, Kriva Pallankë 966, Strumicë 830 litra, Shtip 803 dhe Prilep 801 litër në një metër katror.

Reshjet mesatare vjetore në Gjevgjeli janë 484 litra, Berovë 431, Shtip 348, Prilep 291 dhe Strumicë 267 litra në një metër katror.

Në Berovë më shumë shi ka rënë në vitin 1951 dhe 2002, në Gjevgjeli në vitin 2002, 2009 dhe 2014, në Shkup 2002, 2009, 2010 dhe në vitin 2014.

Më shumë shi brenda një njëzetë e katër orëshi është evidentuar në Gjevgjeli më 5 qershor të vitit 2004 kur kanë rënë 201 litra rekord në një metër katror.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *